Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.
Ai tha se me këtë gjë projekti “Ballkani i Hapur” po bie.
Avdyli tha se edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama duhet ta kuptojë që ky projekt dështoi dhe të tërhiqet nga ai, përndryshe mund të rrëzohet bashkë me të.
“Ballkani Open u rrëzua, se mban dot më Rama. Ka mundësi që duke u munduar ta mbajë gjallë kufomën e eksperimentit të tyre Frankeshtajn, do rrëzohen bashkë me të”, shkroi deputeti.
Postimi i plotë;
Karrika trekëmbëshe e Ballkan OPEN po bie. Me rënjen e Zaevit, Ballkan Openi mbetet vetëm një marrëveshje në letër Rama-Vuçiq e asgjë më shumë. Dashuria idilike e pakuptimtë e Ramës me Vuçiqin si ajo e Enver Hoxhës me Miladin Popoviqin, kishte dhe kanë qëllime ogurzeza për Kosovën, por edhe janë kundër Ballkanit të popujve të barabartë e që jetojnë në paqe. Hegjemonia Serbe nuk u pranua as nga populli i Maqedonisë të cilët me votën e tyre i treguan Zaevit se as Maqedonasit nuk pranojnë inferioritetin si shtet në eksperimentin e Vuqiqit. Tash ka mbetur që vetëm Rama ta kuptoi që ky projekt dështoi. Ose përndryshe populli Shqiptar sdo rri duarkryq që Rama të luaj me interesa kombetare. Në Shqipëri fatkeqësisht opozita nuk eksiston por vetëdija kombëtare jeton. Ballkani Open u rrëzua, se mban dot më Rama. Ka mundësi që duke u munduar ta mbaj gjallë kufomën e eksperimentit tyre Frankeshtajn do rrëzohen bashkë me të.