11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Gastronomët dalin me një kërkesë 4 vjeçare për të gjitha komunat

Rekomandime

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po bën thirrje për të gjitha komunat, që të lirohen nga tarifat e shfrytëzimit të hapësirave publike, respektivisht të terasave.

Sipas tyre, kjo gjë po luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e të bërit biznes në rrethana të jashtëzakonshme të shëndetit publik dhe ekonomik, raporton Indeksonline.

- Advertisement -

Ata thonë se vitin e kaluar një numër shumë i madh i komunave i kanë liruar këto shfrytëzime nga pagesa duke ndikuar pozitivisht në gjendjen ekonomike të gastronomisë.

“Megjithatë, disa komuna tashmë janë dëshmuar si shembull i mirë se si duhet të menaxhohet gjendja e bizneseve, duke vazhduar lirimin e shfrytëzimit të terracave edhe për më shumë kohë“, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Intervenimet me masa mbështetëse të nivelit qendror e poashtu edhe atij lokal gjatë pandemisë kanë luajt një rol të rëndësishëm në lehtësimin e të bërit biznes në rrethana të jashtëzakonshme të shëndetit publik dhe ekonomik.

Ndër to kanë qenë edhe lirimet nga tarifat e shfrytëzimit të hapësirave publike, respektivisht të terasave, në vitin e kaluar një numër shumë i madh i komunave i kanë liruar këto shfrytëzime nga pagesa duke ndikuar pozitivisht në gjendjen ekonomike të gastronomisë.

- Advertisement -

Mirëpo, në vështrim të rrethanave makroekonomike, tkurrjes së likuiditetit, dhe gjendjes së vazhdueshme e të rënduar të sektorit të gastronomisë, e sidomos pritshmërive që luftimin me pandeminë e kemi edhe për një kohë relativisht të gjatë përpara, masat mbështetëse duhet të vazhdojnë në forma të ndryshme, e sidomos lirimit nga pagesa e tarifës komunale të terasave.

Megjithatë, disa komuna tashmë janë dëshmuar si shembull i mirë se si duhet të menaxhohet gjendja e bizneseve, duke vazhduar lirimin e shfrytëzimit të terracave edhe për më shumë kohë, siç është Komuna e Prizrenit, Ferizajit, Podujevës, Suharekës, Lipjanit etj., dhe ajo e Drinasit e cila së fundi e ka aprovuar kërkesën për lirim nga kjo tarifë edhe për katër (4) vite, duke e proceduar të njëjtën për miratim në Kuvendin e Komunës, ashtu siç parashihet me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, me shpresë që kjo pikë të votohet në Kuvendin.

Si Shoqatë, po e bëjmë këtë shkrim në formë të lutjes, në mënyrë që ky shembull i mirë, të praktikohet në çdo Komunë, sepse një i tillë mund të mos duket shumë, mirëpo është shumë i nevojshëm lehtësimi në afarizëm në rrethana jo normale që po kalojmë si sektor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit