Boksieri shqiptar Alban Beqiri është kualifikuar për në raundin çerekfinal në kategorinë 67-71 kilogram.
Te dielën në mbrëmje ai ka kaluar panamezin Bekford me rezultatin 4 me 1, ndërsa vinte nga dy fitore te tjera, 5-0 kundër boksierit nga Kenia; 5-0 fitore ndaj kampionit te Lituanisë dhe 4-1 ndaj boksierit te Panamasë.
Në çerekfinale më 2 nëntor, Beqiri do ta ketë përballë jordanezin Eashash.
Dueli do të zhvillohet të martën dhe nëse arrin të fitojë, minimalisht boksieri kuqezi do të ketë siguruar një medalje bronxi, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë edhe duke qenë në 8 më të mirët, Alban Beqiri ka bërë historinë e boksit shqiptar.
Në Kampionatin Botëror te Boksit, morën pjesë edhe dy sportistët e tjerë shqiptar Indrit Laci 92 kg dhe Nelson Hysa +92 kg.
Nelson Hysa megjithëse zhvilloi një ndeshje cilësore nuk arriti të kalojë ndaj boksierit te Trinidad Tabaco, ndaj të cilit humbi me rezultatin 4-1, ndërsa Laci humbi humbi ndaj kundërshtarit të tij anglez me rezultatin 5-0