10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Elon Musk më i pasur se krejt tetë vendet e Ballkanit Perëndimor

Rekomandime

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk vazhdon të qëndroj në krye të listës për sa i përket njerëzve më të pasur të botës.

Sipas Bloomberg Billionaires Index, Musk zotëron 311 miliardë dollarë pasuri, me një rritje prej 141 miliardë dollarë brenda një viti.

- Advertisement -

Debati rreth pasurisë së tij ka filluar kur shefi i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP), David Beasley kishte thënë se një grup i vogël i multimiliarderëve mund të zgjidhë çështjen e urisë në botë, me vetëm një përqindje të vogël të pasurisë, duke marr shembull Muskun.

Dy përqindëshi i pasurisë së tij, i bie të ishte mbi 6 miliardë dollarë.

“Gjashtë miliardë dollarë për të ndihmuar 42 milionë njerëz, që do të vdisnin nëse nuk i përkrahim. Nuk është e komplikuar”, kishte thënë Beasley.

- Advertisement -

Pas këtij reagimi, Musk është shprehur se nëse 2 për qind e pasurisë do ta zgjidhte problemin e urisë në botë, atëherë ai do t’i shesë aksionet e kompanisë.

“Nëse WFP-ja mund të përshkruajë këtë temë në Twitter saktësisht se si 6 miliardë dollarë do ta zgjidhin urinë në botë, unë do të shes aksionet e Teslas tani dhe do ta bëj”, ka reaguar Musk.

- Advertisement -

Mirëpo, vetë shefi i WFP-së është shprehur se kjo vlerë e thënë nga Musk nuk e zgjidh këtë problem, por se do të shpëtonte 42 milionë njerëz që janë në prag të mbijetesës.

“Përshkrimi nuk është i saktë. Gjashtë miliardë dollarë nuk do të zgjidhin urinë në botë, por do të parandalojnë paqëndrueshmërinë gjeopolitike, migrimin masiv dhe do të shpëtojnë 42 milionë njerëz që janë në prag të mbijetesës. Një krizë e paprecedentë dhe për shkak të COVID-19/konflikteve/ngrohjes botërore”, ka shkruar Beasley.

Pasuria e Muskut dhe vendet e Ballkanit PerëndimorElon Musk nga llogaritjet e fundit të Bloomberg, del të jetë njeriu më i pasur me 311 miliardë dollarë, duke lenë mbrapa rivalët e tij si Jeff Bezos nga Amazon me 195 miliardë dollarë, miliarderin e nga Franca, Bernard Arnault me 167 miliardë dollarë dhe Bill Gates me 136 miliardë dollarë.

Musk jo vetëm që është më i pasur se tetë vendet e Ballkanit Perëndimor të marra së bashku.

Nga të dhënat e Trading Economics, del se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i këtyre vendeve është 237.29 miliardë dollarë. Nga kjo llogaritje, Bullgaria është vendi që ka PBB-në më të madhe në rajon me 69.11 miliardë dollarë apo 8,743 dollarë për kokë banori.

Kroacia është vendi i dytë në Ballkan që ka PBB-në më të lartë për kokë banori me 15,204 dollarë me 55.97 miliardë dollarë.

Në vend të tretë është Serbia me një PBB prej 52.96 miliardë dollarësh apo 7,193 dollarë për kokë banori.

Larg vendit të tretë është Bosnja e Hercegovina, kur Prodhimi i Brendshëm i saj është 19.79 miliardë dollarë apo 6,077 dollarë për kokë banori.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vendet që kanë PBB të përafërt. Ku në Shqipëri, PBB për kokë banori është 5,064 dollarë me total prej 14.8 miliardë dollarë, ndërsa në Maqedoni të Veriut, Prodhimi i Brendshëm për kokë banori është 5,371 dollarë me një total prej 12.27 miliardë dollarë.

Kosova është vendi i parafundit në Ballkan që ka PBB-në e ulët. Prodhimi i Brendshëm i vendit tonë është 7.61 miliardë dollarë apo 4,230 dollarë për kokë banori.

Kurse në vend të fundit, nga tetë vendet e llogaritura del të jetë Mali i Zi me një PBB prej 4.78 miliardë dollarë apo 7,293 dollarë për kokë banori.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit