4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Rusi i shpallur ‘non-grata’ nga presidentja Osmani po endet nëpër Prishtinë

Rekomandime

Rusi Denis Vengerskii, i shpallur “non-grata”, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Presidenca, është parë gjatë ditës se djeshme në qendër të Prishtinës, vetëm 200 metra larg Qeverisë dhe Presidencës, ka raportuar ‘Zona Zero’.

E gjithë kjo zhurmë që ishte bërë pas dëbimit të dy rusëve nga, nga MPJD dhe Presidenca e Kosovës, nuk duket të ishte edhe aq efikase, duke pas parasysh, se vetëm disa ditë pas largimit të tyre, njërit nga dy rusët e dëbuar nga territori i Kosovës, Denis Vengerskii, është parë në qendër të Prishtinës.

- Advertisement -

Me anë të një shkrimi në Facebook, të datës 22 tetor, presidentja Vjosa Osmani kishte publikuar kërkesën e saj dhe të MPJD për shpalljen e dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë “non-grata”, ndërsa kishte thënë se ky veprim vjen për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë identifikuar nga llupa e institucioneve të Kosovës, të cilat kanë dalë në përfundim se veprimtaria e tyre cenon sigurinë kombëtare.

Ndërsa, zyrtari tjetër, Alexey Kryvosheevi i shpallur “non-grata” në Kosovë ishte dëbuar edhe nga Shqipëria.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit