2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Media serbe: BE do na jap 200 milionë në vit dhe ne t`ia dorëzojmë Kosovën shqiptarëve

Rekomandime

Bruto-produkti vendor i Serbisë në v itin 2021 ishte 52 miliardë dollarë, ndërsa 200 milionë euro që ofrohen jam 233 milionë dollarë- matematikë e thjeshtë thotë se shumën e ndihmës së BE-së ekonomia serbe e krijon brenda një ditë e gjysmë, për 39 orë, shkruan “Informer”.

Që nga 2000 Serbisë i vendoset anëtarësia në BE si e ardhme krahas obligimeve që duhen përmbushen, që me kohë u kristalizua edhe në kushtin se për anëtarësim duhet njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

- Advertisement -

“Kur thuhen një mori e frazave e përcjell me ecjen e ngadalshme në vend , ku përmenden disa kushte si sundimi i ligjit dhe rregullimi i shoqërisë, që duhen të jenë edhe brenga jonë dhe për çka duhet kujdesemi vetë, e gjithë ideja e lidhur për BE vihet në nevojën për jetë më të mirë dhe mundësi ekonomike dhe për qytetarët. Ka kohë që Serbisë i janë parashikuar nga 200 milionë euro në vit, mjete për vendet në procesin e bashkëngjitjes dhe shteteve anëtare, që do të ishte shkëlqimi verbues i dyerve të arta të cilat nëse vazhdojmë në rrugën pa kthim të Kosovës në përbërje të Serbisë, do të hapen ato dyer para nesh”, thuhet në artikull.

Nga këndvështrimi i varfërisë në të cilën jeton shumica e qytetarëve të Serbisë, 200 milionë pa marr parasysh inflacionin, me gjasë duken shumë jo e vogël dhe tërheqëse.

“Por nëse shqyrtohen në mënyrë precize, sa është shuma për të cilën duhet të heqim dorë nga Kosova”.

- Advertisement -

Bruto-produkti vendor i Serbisë në vitin 2021 ishte 52 miliardë dollarë, ndërsa 200 milionë euro që ofrohen jam 233 milionë dollar.

“Matematika e thjeshtë thotë se shumën e ndihmës së BE-së ekonomia serbe e krijon brenda një ditë e gjysmë, për 39 orë, pra për 39 orë të punës sonë duhet të heqim dorë nga ajo që quhet zemra e shtetit dhe shpirti i popullit”, shkruan media serbe.

- Advertisement -

“Për aq shesim, e të shohim për sa e blejnë ata. Ja si duken numrat në nivelin gjerman, promotorit kryesor të pavarësisë së Kosovës në BE dhe ekonomisë më të madhe. Bruto-produkti i tyre vendor është 3800 miliardë dollarë. Matematika e njëjtë e aplikuar në çmimin e heqjes dorë, gjegjësisht shitjes së Kosovës dhe blerjes së tyre flet se ekonomia shumën 200 milion euro e krijon për 33 minuta”.

Këtë na e thotë matematika shkenca ekzakte – çmimi i turpit të përhershëm para paraardhësve matet me 39 orë të punës sonë në nivelin vjetor. Çmimi i triumfit të tyre është baras me 33 minutat të punës së ekonomisë gjermane.

E një ditë kur hapen dyert e arta, ndonëse me një farë çudie rezulton se ato janë pjesë prapa perdes ku nuk ka asgjë, gjërat do ndryshojnë nëse zbulohet se vetëm për shkak të rritjes së rëndësishme që si “shtet” anëtar na takojnë – betimi i Llazarit do shkelet për dhjetë ditë të punës në nivelin vjetor, ndërkohë që promotorët kryesor të pavarësisë së Kosovës , tekën e vetë në vend për 33 minuta, të paguajnë për disa orë, në secilin rast jo më shumëse 5 në një vit.

“Dhe nuk do të bëjnë këtë, natyrisht Gjermania vetëm, për aq sa i njohim. Do ta ndaj harxhimin në anëtaret tjera të BE-së. Edhe tek ne, kuptohet. Sepse për të qenë pjesë e në shoqërie të tillë gjithnjë ka çmimin e vetë. E mos të përmendim se paratë që do paguhen për heqjen dorë nga Kosova, me siguri do të fitohen në Kosovë. E ku tjetër do fitoheshin? A mos do të heqin nga goja e fëmijëve të vetë për të na ndihmuar neve a!?”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit