0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“A është bërë thirrje me vra Lutfi Hazirin”, Alban Hyseni flet për garën për kryetar të Gjilanit

Rekomandime

Kandidati i VV’së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni ka folur për garën për kryetar të kësaj komune. Ai u është përgjigjur deklaratave të Lutfi Hazirit, kryetar aktual i Gjilanit, siç tha, bashkëpunimin e LDK’së në këtë komunë me Listën Serbe. Hyseni dhe Haziri do të përballen në balotazh më 14 nëntor.

Alban Hyseni i VV’së thotë se Lutfi Hazirin dhe LDK’së i ka kap paniku i humbjes. Ndërkohë deklaratat e Besnik Bislimit, zëvendëskryeministër i Kosovës lidhur me bashkëpunimin e Hazirit me Listën Serbe, Haziri e kishte quajtur thirrje për vrasje.

- Advertisement -

Prej asaj që e lexove ti nuk më duket ashtu. Unë e kam një përshtypje tjetër, më duket sikur kjo humbja e 17 tetorit, pra e raundit të parë të zgjedhjeve ka shkaktuar një panik të jashtëzakonshëm në Gjilan. E di që për shumëkënd ka qenë befasi rezultati që ka dalë në zgjedhjet lokale në garën për komunën e Gjilanit mirëpo mua më duhet t’i adresojë këto dy çështje që kanë të bëjnë edhe me sondazhet edhe me votat e Listës Serbe mirëpo edhe për disa metoda jo të zakonshme që përdoren në politike e të cilat kanë sjell rezultatin që ne nuk e kemi pritur në Gjilan”, tha Hyseni.

“Unë besoj që gara ka mund të përfundohet qysh në rundin e parë sepse ka qenë përkrahja e madhe qytetare dhe angazhimi ynë i madh atje që ka garantuar këtë gjë”, tha Hyseni në RTV Dukagjini.

Ditë më parë, Haziri i kishte quajtur deklaratat e Bislimit për garë në Gjilan “thirrje me të vra”.

- Advertisement -

Tash 20 vjet pas luftës zëvendëskryeministri me bo me gisht është thirrje me të vra politikisht, me të vra fizikisht. Nuk është me rëndësi. Ai (Besnik Bislimi) nuk e ka veç atë takat politik, i ngrati. Se me pas mundësi po e bojka. Kur një njeri që të njeh në pesë gjenerata dhe del e bën me gisht për motive ideologjike, është thirrje me të vra”, kishte deklaruar Haziri.

Në Gjilan gara është dashur të përfundohet më 17 tetor, sikur të mos kishin qenë dy elemente. Kryetari aktual i Gjilanit e ka ditur shumë mirë se si do të përfundojë rezultati më 17 tetor dhe ka shkuar deri në instrumente që askush nga qytetarët e Gjilanit nuk ka besuar se do të shkonte ai. I dini këto vota që i ka blerë nga Lista Serbe. Është edhe më keq nëse nuk i ka blerë ato e i janë dhënë falas. I bie se janë pjesë e kalkulimeve të Beogradit”, kishte deklaruar Bislimi.

- Advertisement -

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor në radhën e parë të zgjedhjeve në Gjilan i pari u rendit Alban Hyseni me 18.550 ose 44,43% të votave. Kryetari aktual, Lutfi Haziri mori 18.289 ose 43,81%.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit