Shumë qytetarë po pyesin si është e mundur që presidenti dhe pasuesit e tij të deklasojë shoqërinë serbe në grima, të shes dhe grabit pasuritë natyrore dhe të mirat e përgjithshme se askush mos të rezistojë? Ka shkel kushtetutën, parlamentin shumë partiak e ktheu në monizëm, shkatërroi Gjykatat dhe mediet i ktheu në shërbim propagande, punëtorëve iu mori fabrikat e bujqve arat”, shkruan në opinionin e Milojko Pantiç gazetar sporti, njofton “Danas”.
E gjithë kjo është e mundshme sepse Serbia u bë vend si do thoshte Kerlezha politikanët e të gjitha ngjyrave janë bërë si “barbar të dehur”, që luftojnë për një gram pushtet përderisa shteti rrëshqet në greminën pa fund.
Ndarjet dhe polemikat ndërpartiake vazhdojnë me takimet për kushtet zgjedhore, fillimisht ishin kundër pushtetit e më pas edhe shtetit, ndërsa tash flitet për qeveri uniteti mbase në grabitjen e popullit.
Pas gjithë këtij iluzioni për pushtet, pushteti krijon iluzionin e normalitetit dhe e gjithë kjo me çmimin e zhdukjes së shtetit edhe kombit. Gjatë kësaj situate jo vetëm atyre por edhe subjekteve argumenti kryesor është “tradhtia e Kosovës” nga Vuçiq. Thuajse nuk ekzistoi Millodheviçi dhe lufta për Kosovën dhe vrasjet e dëbimet e shqiptarëve nga ish-krahina jugore dhe jo vetëm kjo, shkruan ai.
Kosovën Millosheviç me qëllim e “amputoi” nga Serbia duke refuzuar marrëveshjen e Rambujes dhe duke nxitur bombardimet e NATO-së. Të gjitha ata pak më të vjetër e kujtojnë Millosheviçin dhe takimin e fundit me Hollbrukun ku qartë i deklaroi “bombardoni”.
Prej atëherë pothuajse të gjithë liderët opozitar vazhdimisht përsërisin “Kosova është e jona”. Po nëse është e jona pse nuk shkoni atje të mbani takime e mitingje. Një “Mbrojtje” e tillë e Kosovës nuk është asgjë tjetër veç rehabilitim i kriminelit më të madh në historinë e Serbisë Millosheviç dhe politikës së tij luftarake që ka sjell humbjen e krahinës, Me fjalë tjera edhe opozita e tashme e Vuçiq ngjarjet e 5 tetorit i konsideron “grusht shtet”.
Mbrojtja e Kosovës së pambrojtur, nuk do të përkeqësoj aspak rejtingun e Vuçiq, i cili për dallim nga patriotët opozitar është në pozitë të luaj rolin e viktimës dhe stimulimin e mbrojtjes së Kosovës në praktikë, gjë që shihet këtyre ditëve para Kuvendit.
Pushteti me ditë ka bllokuar pjesën e rrugës nga JAT deri tel sheshi i Pashiqit për shkak protestuesve, ku nuk kishte fjalime po vetëm këngë për Kosovën. Jam rrëqeth me refrenin e nuk kënge ku thoshte “betejë e ashpër po zhvillohet, gjaku i ri po derdhet. Që të mbrohet vendi i famshëm, ngrihuni vëllezër ortodoks”. Pushteti natyrisht si gjithmonë në histori nuk mendon për fëmijët e vetë por fëmijët tanë që me “gjakun e ri” do ujis që ata të udhëheqin.
Dhe përderisa oponentët politik e bindin vetën se Vuçiq është tradhtari më i madh në historinë e Serbisë, ai sikurse Millosheviç në vitin 1989 në Gazimestan,paralajmëron “beteja të reja tash vetëm verbale, por nuk përjashtohen edhe luftarake“.
Nuk mund të ketë pra ‘patriot’ më të madh se Vuçiq, por edhe nëse ndodh çudia dhe qytetarët për shkak të “tradhtisë së Vuçiqit” të votojnë pushtetin e ri, rendi do të ishte që zotërinjtë e mbrojtjes së të pambrojturës hapur të thonë në cilën mënyrë paqësore dhe jo luftarake mendojnë që Kosova të kthehet në sistemin politik të Serbisë.
Përderisa Serbia u ngulfat në mjerim e varfëri, ata mbajnë dhe proklamojnë teori të kaluara për “gjak dhe grollë”. Për këtë shumë shpejtë do të bëhen, nëse veç nuk janë bërë të parëndësishëm. Po ky është problemi i tyre, ndërsa problemi i Serbisë është se nuk ka asnjë politikan të kthjelltë që si De Gol francezëve për Algjerinë të ju thotë serbëve se “Serbia është e madhe edhe pa Kosovën” .
Zotërinj politikan ofroni qytetarëve një program të jetës e jo të vdekjes, nuk mundet Serbia deri në pafundësi “ të derdh gjak të ri” sepse ashtu zhduket populli që bart këtë emër.