Gjykata e Stambollit ka shqiptuar dënimin me 16 vite e 8 muaj burg për aktorin e njohur të telenovelave Adnan Koç.
Ai u arrestua në vitin 2018 në qytetin Atasehir gjatë një operacioni anti-drogë, ku ai bashkë me vëllain dhe disa të tjerë rezistuan gjatë aksionit me ç’rast edhe plagosën disa efektivë të rendit.
Siç raporton mediumi i njohur turk “Sabah“, krahas akuzës për trafik të lëndëve narkotike, gjykata e dënoi atë edhe për “tentativë vrasjeje të punonjësit të policisë”.
Kjo është një akuzë e rëndë sipas kodit penal turk, detaj i cili edhe i ka rënduar vitet e burgut.Koç ka luajtur në një numër të madh telenovelash turke, një pjesë e të cilave, përfshirë “Sulejmanin e madhërishëm” ku kishte rolin e Behram pashës janë transmetuar për audiencën shqiptare në Kosovë e Shqipëri.