Dua Lipa artistja e vetme femër që ka qëndruar më së shumti në top 10 të “Billboard Hot 100”

0
102

Sukseset e artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, janë të panumërta dhe ato po shton çdo ditë e më shumë.

Dua së fundmi me hitin e saj “Levitating”, dhe lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një InstaStory, të cilën Dua e ri-postoi nga një faqe e fansave të saj, shkruan arbresh.info

Në njoftim thuhet se kënga “Levitating” po qëndron në “Top 10” të top-listës “Billboard Hot 100” edhe këtë javë, duke u bërë kështu artistja femër për më së shumti javë të kaluara në histori të kësaj top-liste në 10-të pozitat para, me 41 javë gjithsej.

Përndryshe, “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby, në tetor të vitit të kaluar, dhe deri tani kënga ka grumbulluar mbi 393 milionë klikime në YouTube.

Ndërkohë, theksojmë që artistja e famshme shqiptare së fundmi u nominua në tri kategori, në ndarjen e çmimeve prestigjioze American Music Awards 2021.

Lipa është në konkurrencë për të fituar çmimet: “Artistja më e mirë pop”, “Albumi më i mirë pop” (për albumin ‘Future Nostalgia’) dhe “Kënga më e mirë pop” (për këngën ‘Levitating’).