0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Probleme me financat, piloti i vetëm shqiptar tërhiqet nga Formula 2

Rekomandime

Lirim Zendeli nuk do të garojë më në Formula 2. Piloti i vetëm me origjinë shqiptare që garonte në Formula 2 dhe kishte shanse për të qenë edhe në Formula 1 është tërhequr nga garat për shkak të problemeve financiare.

Lajmi konfirmohet nga vetë 22-vjeçari përmes një postimi në faqen zyrtare teksa bën me dije se pandemia i ka reduktuar shumë të ardhurat dhe për këtë arsye do të largohet përkohësisht nga garat. Zendeli theksoi gjithashtu se do të bëjë të pamundur që të gjejë sponsorë të rinj në mënyrë që të vazhdojë të garojë si dhe të arrijë ëndrrën e tij të madhe që është të marrë pjesë në Formula 1.

- Advertisement -

Postimi i Lirim Zendelit:

Fatkeqësisht kam një lajm të trishtuar.. po e lë herët.

Nuk do të mund të vazhdoj më në F2 për arsye financiare. Pandemia ka reduktuar edhe më tej buxhetin tim tashmë shumë të ngushtë. Para së gjithash do të doja të falënderoja sponsorët e mi nga Gjermania, të cilët kanë qenë të besueshëm dhe nuk janë arsyeja e ndërprerjes së papritur. Sidomos Ajdini i cili duhej të mbulonte boshllëqet e papritura buxhetore të shkaktuara nga premtimet e pambajtura nga dikush tjetër.

- Advertisement -

Jam krenar që munda të marr shansin për të konkurruar në F2 nga një “familje normale” monetarisht. Unë gjithashtu do të doja të falënderoja “Mpmotorsport” i cili ka qenë i durueshëm dhe mbështetës gjatë gjithë kohës. Të kuptoj se duhet të tërhiqem për një moment është shumë e vështirë, por do të përpiqem të gjej një mundësi emocionuese për t’u kthyer në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit