1.3 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Konjufca-BE’së: Ne nuk ju përgjërohemi, veç me punë do ta meritojmë të jemi pjesë e juaja

Rekomandime

Ka nisur takimi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë. Në nisje të këtij takimi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili ka shprehur përkushtimin e Kuvendit të Kosovës për plotësimin e objektivave të cilat ndikojnë në procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Ai me këtë rast tha se Kosova është fuqishëm e përcaktuar për BE dhe nuk ka tjetër projekt alternativ, por vendi ynë as nuk e shantazhon e as nuk i përgjërohet asaj, shkruan Gazeta Online.

- Advertisement -

“ Të jemi të qartë e të mos i lëmë vend kurrëfar keqkuptimi. Republika e Kosovës është fuqishëm e përcaktuar për Bashkimin Evropian. Ne si popull përkundër disa popujve të tjerë këtej rreth e rrotull nuk kemi projekt tjetër alternativ përveç BE-së. Ne as nuk e shantazhojmë BE-në as nuk e përgjërojmë. Ne duam ta meritojmë BE-në me punë, reforma dhe angazhim konkret për drejtësi”, tha Konjufca.

Kryekuvendari Konjufca ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa përfshirjen e Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor.

“Ne nuk e konceptojmë BE-në si një stacion të largët ku duhet të arrijmë, apo si një parajsë. Ne e mendojmë BE-në si një sistem të vlerave të demokracisë, drejtësisë, barazisë sociale të cilin duhet ta ndërtojmë këtu. Vetëm kështu vettransformohemi duke u bërë edhe ne BE. As BE nuk është e plotë pa përfshirjen e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit perëndimor në gjirin e vet”, tha ai.

- Advertisement -

Konjufca ka kritikuar BE për procesin e liberalizimit të vizave.

“Regjimi i vizave ende mbetet në fuqi për qytetarët e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit