Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë saktësisht nëj vit me parë, mori lajmin më të pabesueshëm në jetën e tij.
Ngritja e aktakuzës ndaj ish-Presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli me bashkëluftëtare, sipas tij, ishte tronditëse!
“Atë natë, shumë pak persona në PDK e morëm vesh lajmin, e mbajtëm në mirëbesim, deri në momentin kur dy miqtë e mi, Hashimi e Kadriu, e vendosën se duhet të njoftohen edhe qytetarët e Republikës, për të cilën vazhdojnë të mos e kursejnë veten”, ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
Në ditën e sotme, një vit më parë, mora lajmin më të pabesueshëm në jetën time. Ngritja e aktakuzës ndaj ish-Presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit Veseli me bashkëluftetarë ishte tronditëse!
Edhe sot, ende, ata po mbahen padrejtësisht në Hagë. Besoj në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë, të cilës i prinë! Krerët e UÇK-së nuk janë thyer në luftë e nuk do të thyhen as në Hagë! Në çdo betëjë kanë dalë fitimtarë dhe faqebardhë!
Atë natë, shumë pak persona në PDK e morëm vesh lajmin, e mbajtëm në mirëbesim, deri në momentin kur dy miqtë e mi, Hashimi e Kadriu, e vendosën se duhet të njoftohen edhe qytetarët e Republikës, për të cilën vazhdojnë të mos e kursejnë veten!
E kujtoj atë si natën më të vështirë ndonjëherë!