Skandali i vjedhjes së naftës në QKMF në Gjakovë, policia konfiskon cisternat me naftë të ‘Petrol Company’

0
232

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka konfiskuar cisternat me naftë të ‘Petrol Company’ pas zhdukjes së rreth 1 mijë litrave naftë nga kaldaja e ngrohjes në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Brekoc të Gjakovës, tri ditë më parë.

Komuna e Gjakovës kishte njoftuar se kjo sasi e naftës nuk ishte sjellë asnjëherë në rezervuarët e saj që siç merr vesh Reporteri furnizoheshin nga “Petrol Company”.