Vuçiq pasi s’u ftua në Samitin e Bidenit: Nuk prishem me Rusinë dhe Kinën për t’ia bërë qejfin dikujt

0
175
epa09208380 Serbian President Aleksandar Vucic talks to media at press conference after meeting with Czech President Milos Zeman at Prague Castle in Prague, Czech Republic, 18 May 2021. Vucic is on three-day state visit to Czech Republic. EPA-EFE/MARTIN DIVISEK

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i pyetur nga gazetarët se si e komenton faktin se Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina nuk janë ftuar në Samitin për Demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan Joe Biden, tha se ai nuk dëshiron t’i prish marrëdhëniet me Rusinë, Kinën e vende të tjera për t’i bërë lajka dikujt për t’u futur në listë.

“Të gjithë kanë të drejtë të thërrasin dhe ta vlerësojnë demokracinë e të tjerëve si të duan”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se detyra e tij është t’i ndihmojë qytetarët e Serbisë, “e jo Amerikën apo ndonjë shtet tjetër”.

Mediumi amerikan, POLITICO ka zbuluar një listë që dëshmon mungesën e Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës mes shteteve të ftuara për Samitin për Demokracinë, të organizuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden.

Për dallim prej këtyre të triave, vende tjera të rajonit si Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut gjenden në listën e të ftuarve.

Në një deklaratë të 11 gushtit, Shtëpia e Bardhë njoftonte organizimin e një “Samiti për Demokracinë” më 9-10 dhjetor.