Hoxha jep lajmin shqetësues: Osmanin s’e pret askush në Amerikë, Serbia merr 1 miliard investime amerikane

0
293

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka zbritur në Amerikë dhe do të marrë pjesë në një institut [SAIS] ku do të flas për të ardhmen e Kosovës. Por, ajo nuk besohet që do të ketë ndonjë takim të rëndësishëm zyrtar me homologun e saj, Joe Biden, apo ndonjë politikan me rëndësi në ShBA. Për më tepër, analisti Fadil Hoxha ka dhënë një tjetër informatë shqetësuese.

Hoxha ia ka thënë në mënyrë ironike “Bravo”, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani duke e ndërlidhur turpin me mos-ftestën e Kosovës në Samitin e Demokracisë me politikat e tyre.

“Bravo dyshja Osmani-Kurti se edhe me shtetin amerikan “vaj” po ju shkon.” – shkruan z. Hoxha.

Ai ka treguar edhe se Gabriel Escobar, përfaqësues i Presidentit Biden për Ballkanin, ka rrëfyer se përmes DFC-së ka nënshkruar dhënien e 1 miliard dollarëve për ministrinë e Financave të Serbisë.

Hoxha thotë se Kosova e ka marrë “të trashtë e Sulos”.

Statusi i plotë:

Do me thënë prapë asnjë takim me zyrtarët amerikanë!

Bravo dyshja Osmani – Kurti se edhe me shtetin amerikan “vaj” po ju shkon.

Përndryshe i dërguari i Presidentit Biden për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka treguar se me Serbinë, nëpërmjet DFC ( United States International Development Finance Corporation), kanë nënshkruar dhënien e 1 miliard dollarëve për ministrinë e financave të Serbisë.

E Kosovës “të tashtë e Sulos”.