Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkovic, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit që sipas tij nuk do ndodhë.
Trajkovic, publikoi në Tëitter artikullin me deklaratën e plotë të Kurtit rreth Asociacionit, derisa ia kujtoi kryeministrit se nuk i intereson baza etnike kur mbron bashkimin me Shqipërinë.
“Sipas Kurtit, në njërën anë nuk mund të ketë Asociacion të Komunave Serbe në baza etnike, dhe nga ana tjetër – në bazë etnike – mund të promovohet koncepti Shqipëria Natyrale. Jo toleranca e kryeministrit të Kosovës ndaj prefikseve etnike duket se është e rezervuar vetëm për jo-shqiptarët”, shkroi Trajkovic.
Kurti ka dhënë një intervistë për ‘’Deutsche Ëellen’’, ku tha se nuk do ketë formim të Asociacionit mbi baza etnike.