14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Polonia paralajmëron për përpjekje të armatosura në kufirin me Bjellorusinë

Rekomandime

Polonia ka paralajmëruar se ka eskalim të armatosur të konfliktit me emigrantët e grumbulluar afër kufirit me Bjellorusinë. Një zëdhënës qeveritar tha se numri i emigrantëve po rritet.

Pasi qindra njerëzve u është ndaluar hyrja në territorin polak, zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller, tha se 3.000 deri 4.000 emigrantë shtesë janë duke u grumbulluar afër kufirit. “Ne presim që atje mund të jetë një eskalim i këtij lloji të veprimit në kufirin polak në të ardhmen e afërt, që do të jetë i natyrës së armatosur”, tha ai.

- Advertisement -

Polonia dhe disa shtete tjera të BE-së e kanë akuzuar Bjellorusinë se po përpiqet që të provokojë një krizë të re refugjatësh në Evropë si hakmarrje për kritikat e tyre ndaj shtypjes brutale të opozitës nga presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko. Situata ka qenë e tensionuar që disa muaj dhe u përkeqësua të hënën, kur autoritetet bjelloruse përcollën rreth 1.000 persona drejt kufirit polak.

“Forcat e Ministrisë së Brendshme dhe ushtarët arritën që ta ndalonin përpjekjen e parë masive për shkeljen e kufirit”, tha Ministria e Mbrojtjes e Polonisë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shtuar se emigrantët kanë ndërtuar një kamp në rajonin Kuznica dhe se ata po ruhen vazhdimisht nga shërbimet bjelloruse, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Gjermania u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të marrin masa për ta trajtuar krizën që po thellohet. “Polonia ose Gjermania nuk mund ta menaxhojnë këtë të vetme. Duhet ta ndihmojmë qeverinë polake për ta siguruar kufirin e saj të jashtëm. Kjo në të vërtetë do të ishte detyra e Komisionit Evropian. Tash po u bëj thirrje atyre që të marrin masa”, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit