0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Flet bariu që gjeti pa shenja jete biznesmenin shqiptar: Vinte erë e keqe, korbat vinin rrotull

Rekomandime

Një bari në zonën e Qafë-Mollës në Dajt ku u gjet i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha ka treguar se prej disa ditësh përreth vendit ku u gjet kufoma kishte nisur të përhapej një aromë e rëndë. Ai shprehet për Tv Klan, se korbat kishin nisur të vinin rrotull.

Nisur nga kjo situatë, ai nuk kishte zbritur poshtë për ta verifikuar, duke menduar se pjesë e greminës prej nga ku përhapej aroma e rëndë, ndodhej një kafshë e ngordhur pa e menduar se mund të ishte një njeri.

- Advertisement -

“Ka një javë që kam qenë unë. Vinte erë e keqe. Vinin korbat aty dhe lëviznin rreth e rrotull. Thashë hajd mo ndonjë gjë e ngordhur nuk më shkoi mendja kurrë për njeri”, është shprehur ai.

Trupi i viktimës u gjet pak ditë më parë, i mbuluar me zhavorr ndërkohë që ka qenë gjysmë i dekompozuar. Kjo vërteton se ai mund të jetë vrarë që në ditën e parë të zhdukjes së tij rreth dy javë më parë. /Abcnews.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit