Kryetari i Presidencës boshnjake, Zeljko Komshiq ka braktisur intervistën me agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug, pasi gazetari që po e intervistonte e mohoi se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.
Gjatë intervistës, gazetari tha se ai nuk pajtohet se në Srebrenicë ka pasur gjenocid dhe se pozicioni i tij nuk ishte i rëndësishëm, shkruan N1.
Komshiq tha se pozicioni është i rëndësishëm dhe e pyeti gazetarin se pse nuk pajtohet.
“Që një KRlM i tmerrshëm ka ndodhur?”, tha gazetari i Tanjugut.
“Është gjenocid. Ky është gjykimi i Tribunalit ndërkombëtar. Gjenocidi nuk është një KRlM i tmerrshëm. KRlMET e tmerrshme janë tjera”, tha Komshiq.
“Ky është pozicioni yt”, shtoi gazetari.
“Nuk është pozicion i imi. Është çfarë verdikti i gjykatës ka thënë”, tha Komshiq.
“Me çfarë pajtoheni ju?”, pyeti gazetari, Komshiq iu përgjigj “Dhe ju nuk pajtoheni?”
“Nuk pajtohem me këtë”, tha gazetari.
Pas kësaj deklarate, Komshiq u ngrit nga intervista, i tha atij se intervistën do ta realizoj me dikë tjetër.
Trenutak kada je predsjedavajući Predsjedništva BiH Željko Komšić prekinuo intervju za Tanjug zbog negiranja genocida. pic.twitter.com/TNlFGqOynV
— TV N1 Sarajevo (@N1infoSA) November 9, 2021