2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vendosi shaminë në moshën 9-vjeçare, kosovarja rrëfen përqeshjen që iu bë nga njerëzit dhe përjashtimin nga shkolla

Rekomandime

Kaltrinë Kosumi që në moshën 9 vjeçare ka vendosur të mbulohet. Ajo thotë se këtë e ka bërë me vullnet të saj dhe se asnjëherë nuk i ka rënë pishman, por shprehet se ka qenë e bullizuar vazhdimisht për këtë fakt.

“Ka shumë njerëz që bullizohen, unë jam bullizu për shkak të shamisë. Unë prej e vogël kam ndjekë kurse rreth fesë dhe familja ime është fetare dhe erdh ni moshë kur mendojsha se është e udhës me vendosë mbulesën, ndonëse familja më kanë thënë të pres edhe pak. Kurrë nuk i kam ra pishman.

- Advertisement -

Në Kosovë nuk e di pse ju pengon njerëzve kaq shumë mbulesa. Isha pak e vogël kur e kam vendosë, e thonin fëmi çka din ti, ti poo paguhesh. E kam pasë përkrahjen e familjes gjithmonë, por njerëzit në rrugë kanë qenë bullizues gjithmonë. Unë isha e parë atëherë që e vendosa mbulesën në shkollën ku isha. Ditën e parë jam përjashtu prej shkolle, por pastaj u rregullu”, tha ajo në ATV.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit