4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kosova shkruan historinë në Olimpiadën e Koreve Botërore

Rekomandime

Një Kor nga Kosova ka shkruar historinë, duke u shpallur fitues në kategorinë “The Open Competition – Musica Contemporanea” në festivalin dhe kompeticionin më të madh koral në botë, “World Choir Games”.

Kori Siparantum nga Peja, të dielën në sallën më të njohur koncertale, Queen Elizabeth Hall (shtëpia e Filharmonisë Fllamane) në Antwerpen, u dëshmua si Kori më i mirë në botë në kategorinë ” Musica Contemporanea”.

- Advertisement -

Në këtë kategori, Kosova la prapa shumë shtete me traditë të gjatë.
Suksesi i jashtëzakonshëm nuk mori vëmendjen e merituar në Kosovë. Për këtë nuk pati ndonjë reagim nga krerët e institucioneve. As kryeministri Albin Kurti, as presidentja Vjosa Osmani, e as ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku nuk e thanë e as s’e shkruan ndonjë fjalë për këtë.

Anëtarët e Korit u uruan vetëm në një postim në Facebook të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Kori Siparantum sonte bëri histori për shtetin tonë, në Olimpiadën e koreve botërore, World Choir Games 2021.Siparantum është shpallur fitues në kategorinë, The Open Competition – Musica Contemporanea. Shumë urime!”, thuhej në postimin e MKRS-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit