Kandidatët për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama e Arben Vitia po përballen për herë të parë në një debat televiziv para raundit të dytë të zgjedhjeve që pritet të mbahet më 14 nëntor.
Rama e Vitia kanë folur për programin e tyre në rast se do të qeverisin në kryeqytet.
Mes tjerash kandidati i LDK-së dhe ai i VV-së kanë folur edhe për emërimin e drejtorëve në Komunën e Prishtinës.
Rama i tha Vitisë se duhet të jetë më mendje hapur për të mirën e kryeqytetit dhe shtoi se nuk e ka problem që edhe Vitia të jetë pjesë e kabinetit të tij.
“Më vjen keq që kështu mendoni, duhet të jeni mendje hapur për të mirën e kryeqytetit. Unë them se nuk e kam problem që edhe ju të jeni pjesë e kabinetit tim pa asnjë problem, po normal në bazë të CV-së, nëse ka më të mirë, atëherë më të mirët do ta marrin vendin, kjo është ideja që ta nxjerrim nga ky kaos qytetin”, tha Rama në Klankosova.
Vitia iu përgjigj duke i thënë se po flet si kandidat i pavarur.