-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Rrëfimi tronditës i shqiptarit të burgosur në Maqedoni: S’po na japin ushqim, po na rrezikohet jeta

Rekomandime

Një i burgosur shqiptar që vuan dënimin me 6 vite, për trafik droge, në burgun e Izidrovës në Maqedoninë e Veriut, përmes një videomesazhi, denoncon disa shkelje, sipas tij, nga autoritetet vendimmarrëse atje.

Së pari, i riu nga Pogradeci flet për mungesën e kushteve, por përmend edhe rreziku për jetën. Por mesa duket fakti i të qenit shqiptar përbën problem të madh në këtë burg.

- Advertisement -

Burgu i Idrizovës në Maqedoninë e Veriut është një prej institucioneve më famëkeqe të vuajtjes së dënimit në të gjithë Ballkanin Perëndimore madje pranuar kjo edhe nga kryeministri Zoran Zaev.

Në vitin 2017 ai vizitoi ambientet e këtij burgu dhe u shpreh se i vinte turp që ishte kryeministër i një vendi ku burgjet janë jashtë të gjitha standardeve të humanizmit.

Mungesa e ujit është bërë shkak për greva të herëpashershme atje, ndërsa atje vuajnë dënimin edhe disa shqiptarë që morën pjesë në ngjarjet e Kumanovës, në vitin 2015, ku gjatë përplasjes së këtij grupi me policinë dhe ushtrinë, humbën jetën 22 persona.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit