0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

“Ti je ekstremist”, plas debati në mes të Blerim Latifit dhe Zgjim Hysenit

Rekomandime

Profesori universitar Blerim Latifi dhe zyrtari i PSD’së Zgjim Hyseni janë përplasur në emisionin Pressing në T7.

Zgjim Hyseni ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me qasjen e tij në fushatë. Ndërkohë Latifi ka ndërhyrë duke thënë se për këdo që është kryeministër vota është e rëndësishme.

- Advertisement -

“Ti ende po e shikon Kurtin nga perspektiva e të qenit opozitar. Ti të nesërmen kur të vish në pushtet ki me mëndu si Kurti”, i tha Latifi.

“Blerim për atë punë ishalla s’je tu u nis prej vetes. Unë për atë punë kam mujtë me qenë në VV se kerkush kurgjo s’më ka bo”, iu përgjigj Hyseni.

“Logjika e pushtetit është e atillë”, theksoi Latifi.

- Advertisement -

“Për pikë të hallit që s’jam pajtuar unë s’jam (në Vetëvendosje). Nuk më ka shti askush me dalë. Pse s’jam pajtuar nuk jam”, tha Hyseni.

“Aty ne nuk e dimë ne se pse ke dalë”, ia ktheu Latifi.

- Advertisement -

“Domethënë me ardh t’i në pushtet me qeto mend më i zi se Kurti bëhesh”, thotë Latifi.

“Është emancipim jo totalitarizëm”, thotë Hyseni.

“Blerimi është një përfaqësues tipik i asaj që quhet ekstremi i qendrës”, thotë Hyseni.

“Dokrra të Marksistëve mos na sill”, theksoi Latifi.

“Ti je një profesor i keq”, tha Hyseni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit