0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mediat serbe raportojnë se Serbia ka marrë ftesë për Samitin e Demokracive në SHBA

Rekomandime

Mediume të ndryshme serbe kanë raportuar të premten se Serbia tashmë ka marrë ftesën për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan Joe Biden më 9 dhe 10 dhjeto.

Për gjoja marrjen e kësaj ftese ka raportuar edhe B92.

- Advertisement -

Ndryshe, sot Zëri i Amerikës nga burimet e saj në Washington, ka raportuar se edhe Kosova do të ftohet në Samitin për Demokraci.

Në listën e publikuar më herët, Kosova, Serbia dhe Bosnja ishim tre shtetet e Ballkanit që s’ishin ftuar në Samit. Ndërkaq, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia ishin pjesë e listës së publikuar nga mediumi “Politico”.

SHBA-ja, në një reagim përmes ambasadës në Prishtinë, patën thënë se në këtë samit “nuk mund të akomodohen të gjithë partnerët”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit