Çfarë do bëje po të kishe 100,000 dollarë?
Për shembull mund të blije një Porsche 911 Carrera të 2020, ose mund të blije vetëm një gllënjkë uiski.
Një shishe ‘The Macallan’ 60-vjeçare nga viti 1926 ka thyer rekordet botërore duke rrëmbyer afërisht 1.9 milion paund në një ankand në Londër.
Shtëpia e ankandit njofto se pritej që shishja të shkonte deri në 500,000 dollarë, por rezultoi ndryshe.
I bie gati 100,000 dollarë për një ‘shots’. Por çfarë e bën këtë shishe kaq të shtrenjtë?
Sipas Sotheby’s, është më i miri i skoçit. Shishja është pjesë e një serie të rrallë që distilohej në vitin 1926 dhe është vendosur në shishe në vitin 1986. Macallan tha se vetëm 40 shishe të distiluara në 1926 janë prodhuar.
Rekordi i mëparshëm botëror për uiskin më të shtrenjtë mbahej po nga një shishe Macallan e distiluar në 1926.
Ajo u shit për 1.2 milion paund në 2018, (rreth 1.5 milion dollarë), dhe vinte një dizajn të pikturuar me dorë nga artisti irlandez Michael Dillon.
Blerësi i kësaj shisheje me vlerë nuk është bërë publik.