Aktivisti i Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve lokale.
Ai ka shkruar se pse aktivisti i VV-së e Albin Kurti janë përgjegjës për zgjedhjet.
“Grani! Por me mua jo, dhe kjo jo për shkak të rezultatit por për shkak të arrogancës së gerrditshme tash e sa kohë!”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Pse aktivisti dhe kryetari ynë Albin Kurti është përgjegjës:
– Sepse Sekretariati i Lëvizjës (me emra i kisha listuar po janë shumë) janë kancer që po e shkatrron aktivizmin dhe aktivistin!
– Arrogancë e skajshme – e të pa përballushëm duke e imituar me gjithçka Albinin! Neveritës e të gërrditshëm, të papërgjegjshëm e injorant!
Këtë mija aktivist e mbeshtetës si unë e dinë! Kjo është e vërteta – po ua them hapur përkundër kostos!
Ai setren e këmishën e bardhë – keta njëjtë! etj etj etj!
Në një situatë që Kosova përballej me telashe të mdha e Albini erdh Kryeministër do të duhej të lëshonte rrugë në kreun e organizatës – që edhe ajo të këndellej!
Grani!
Por me mua jo, dhe kjo jo për shkak të rezultatit por për shkak të arrogancës së gerrditshme tash e sa kohë!
Unë kohë me humbë nuk kam e as lek me ua pagu më as antarësinë! Ju ku gjëni merrni.
Për këtë gjendje kam shkruar dhjeta letra e posta, kam shpreh revoltë të hapur me qindra statuse që i kam paguar shtrejt!
Kjo arrogancë ja humbi zgjedhjet edhe Mytaherit edhe Arbenit! Këtë nuk ua kemi borxh!
Me dashamirësi!
Një aktivisit që kurrë një burek nuk ja ka hangër buxhetit të organizatës – dhe ka paguar goxha shtrejt!
Nuk dorëzohëm as që më lekundi!
Po ua them shumë me qetësi! e po e mbylli me këtë: Përderisa ish pushtetet na e kanë marr bukën, pushteti i lëvizjës ka boll e nuk na jep!