1.2 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Lorik Cana “godet” Andin Lokajn

Rekomandime

“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina. Harrova qe edhe peshqit me TURBI i patën kqyr”.

Kjo deklaratë e komentatorit të futbollit Andin Lokaj, pas ndeshjes Kosova U21 – Shqipëria U21 (2:1), po vazhdon të ngjallë shumë reagime.

- Advertisement -

Derisa Televizioni Publik ka paralajmëruar se do të kërkojë sqarime nga Lokaj dhe eprorët e tij në RTK, e po ashtu tifozët e Kombëtares Shqiptare, “Plisat’, e shpallën person “Non Grata” në Prishtinë, reagim tjetër ka ardhur nga ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare. Lorik Cana.

Ish futbollisti i famshëm kosovar ka reaguar në Instagram, ku e ka publikuar një fotografi të Lokajt që e shfaq atë si palaço.

- Advertisement -

Deklarata e Lokajt kishte ardhur pas ndeshjes që Kosova U-21 e fitoi në mënyrë dramatike prej 2:1 kundër Shqipërisë U-21, duke ia humbur ekipit kuq e zi çdo shpresë për kualifikim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit