Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Fillimisht, komisioni miratoi një për një, 12 amendamente shtesë të projektligjit. Ato për votim i paraqiti, kryesuesi i grupit punues, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.
Ai tha se ky projektligj me amendamentet plotësuese i plotëson gjitha kriteret.
Por deputeti i PDK-së, anëtar i komisionit, Hisen Berisha shprehu rezerva për disa prej amendamenteve dhe për këtë arsye abstenoi për projektligjin.
“Ky ligj rregullon çështjet një herë e përgjithmonë dhe jo çështje specifike, prandaj duhet të ketë kujdes në formulime”, tha ai.
Anëtarët e tjerë të komisionit u pajtuan me amendamentet.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes sot mban mbledhje.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e komisionit e mbajtur me datë 26.10.2021;
3. Shqyrtimi i raportit me propozim-amendamente i Projektligjit Nr.08/L-036 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit;
4. Të ndryshme.
Vendi: N302 Koha: 10:00