Një punëtor i Kompanisë Pastrimi është sulmuar me një mjet të fortë nga një person që dyshohet të jetë me probleme mentale.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qamil Hoxha” në në Prishtinë.
Punëtori dyshohet se ka marrë lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes aktualisht gjenden Policia e Kosovës dhe Autoambulanca.
Menaxheri i kësaj kompanie Behram Gashi, ka thënë se punëtori i tyre u godit me mjet të fortë në kokë.
“Është e vërtetë që ka ndodhur. Punëtori P.G është goditur nga një person me shipkë në kokë dhe në dorë, e momentalisht ndodhet në emergjencë, por më shumë nuk dijmë”, tha menaxheri i kompanisë Pastrimi, Behram Gashi për Gazetën Online Reporteri.net.