Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se partitë e tjera janë frikësuar se po zhduken në zgjedhjet e fundit, andaj edhe, sipas tij, s’kanë qare pa u bashku.
Konjufca tha se në vitin 2025 do të jenë katër kandidatë për kryeminsitër: Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti.
“Në vitin 2025 mund të jetë kështu, kanë me qenë katër kandidatë për kryeministër. Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi, Ramush Haradinaj përkundër Albin Kurtit”, thotë Konjufca.
“Partitë tjera mendoj që edhe s’kanë qare pa u bashku. Sepse unë mendoj se çfarë ka ndodhur në zgjedhje nacionale unë mendoj që partitë tjera edhe janë frikësu se po zhduken”, shtoi Konjufca.