1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Viti 2014, si i vodhën grabitësit e rrezikshëm afro 200 mijë euro dukat në hotelin e Behgjet Pacollit

Rekomandime

Ishte viti 2014 kur Ibrahim Qadraku, i cili u arrestua sot, si i dyshuar për grabitjen e armatosur në Prizren, së bashku me Shkëlzen Lecin, Fatlum Begollin, Shpend Krasniqin, Xhemajl Qadrakun, dhe Mentor Beqollin, kishin kryer një grabitje në hotelin “Swiss Diamond”.

Sikur para pak ditësh kur plagosën pronarin e një argjendarie dhe djalin e tij, kur tentuan të plaçkitnin arin në lokalin e tyre, edhe atëherë Qadraku me shok kërkonin ari në “Swiss Diamond”, veçse atë kohë kishin arritur ta merrinin.

- Advertisement -

Sipas aktakuzës, Shkëlzen Leci, Ibrahim Qadraku, Fatlum Begolli, Shpend Krasniqi, Xhemajl Duraku dhe Mentor Beqolli me 28 maj 2014, akuzohen se kishin kryer grabitje në hotelin “Swiss Diamond”.

Prokuroria pretendonte se të njëjtit kishin kryer grabitjen pas marrëveshjes paraprake me të pandehurin Hyzri Tullari, të udhëzuar fillimisht nga Shpend Krasniqi, i cili ishte punëtor sigurimi në hyrjen kryesore të këtij hoteli.

Ata akuzohen se nga hoteli “Swiss Diamond”, kanë marrë stoli në vlerë prej 199.530.00.

- Advertisement -

Më pas të pandehurit Shkëlzen Leci, Ibrahim Qadraku dhe Fatlum Beqolli kishin ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe në një grup me të pandehurit Xhemajl Qadraku, Mentor Beqolli dhe Hyzri Tullari, i kishin fshehur një pjesë të stolive ne afërsi të një rruge në Matiqan.

Më pas Qadraku dhe Beqolli me 9 gusht 2014, kishin shkuar dhe i kishin marrë stolitë dhe i kishin dërguar në shtëpinë e Qadrakut, të cilat stoli janë gjetur dhe konfiskuar nga policia me 9 gusht 2014.

- Advertisement -

Qadraku edhe sot ra në duartë e policisë për grabitjen në Prizren. Ai dyshohet se bashkë me Leotrim Latifin dhe një person tjetër kryen grabitjen e të hënës.

Si ndodhi grabitja e së hënës mbrëma në argjendarinë në Prizren?

Pasditen e së hënës, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një argjendari në Prizren, ku kanë tentuar të grabisin stoli ari.

Të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të pronarit te argjendarisë dhe djalit të tij, të cilët kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave.Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Ndërsa, në konferencën e mbajtur sot, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, tha se hajnat kanë hasur në rezistencë të pronarëve dhe gjatë arratisjes kanë lënë veturën me të cilën kanë ardhë dhe me forcë kanë arritur të marrin një veturë në qarkullim.

“Të dyshuarit gjatë arratisjes kanë arritur që ta lëjnë veturën e tyre për arsye të panjohura dhe ta ndalin një veturë, e cila ishte në qarkullim në ato momente, me forcë e detyrojnë shoferin e automjetit që të largohet. Të njëjtin automjet e marrin dhe shkojnë në drejtim të lagjes Jagllenicë, ku shkojnë deri të një pompë e benzinës, marrin benzinë dhe kthehen e kallin veturën me të cilën kishin ardhur në Prizren”, tha kryeprokurori Shala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit