Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për rezultatet e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ku theks të veçantë i ka kushtuar garës në Prishtinë.
Ai madje ka treguar arsyen pse nuk ka garuar personalisht në këtë garë lokale, por një gjë të tillë i ka besuar dikujt tjetër.
“Unë mirrem me LDK-në, dhe ky rezultat e ka dëshmuar atë që kam thënë në fillim, LDK ka një kryetar partie siç ka edhe Prishtina, dhe ky është ai rezultati që e kemi dashur të gjithë, Përparimi pastaj është një kryetar më i mirë për Prishtinën se sa unë”, është shprehur Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së ka thënë që në shumë komuna kanë qenë propozimet e tij emrat për të garuar në zgjedhjet e 14 nëntorit.
“Si kryetar i LDK-së marr përgjegjësi për të gjitha kandidaturave, Prishtina, Ferizaji, Istogu, Podujeva e Mitrovica janë disa nga komunat që kanë qenë propozimet e mia, por sa i përket Prishtinës na duhej një kandidat që nuk e shfrytëzon këtë post si një trampolinë”, ka shtuar kryetari i LDK-së.
Abdixhiku ka treguar edhe arsyen e fitores së Ramës në Prishtinë.
“Z.Rama ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme, atë që kemi bërë bashkë me të është se e kemi thyer këtë mitin e varfërisë të propozimeve politike”, ka deklaruar Lumir Abdixhiku.