4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Opinionisti serb Todoroviq: Kurti po punon kundër Kosovës dhe po e distancon nga vlerat demokratike

Rekomandime

Opinionisti serb nga Kosova, Milenko Todoroviq, ka bërë një shkrim për rezultatin e Zgjedhjeve Lokale në Kosovë të titulluar “Fiasko e zgjedhjeve të Kurtit”. Por, çka thotë në të?

- Advertisement -

“Mund të thuhet se Vetëvendosje e tij [Albin Kurtit], që mban pushtetin qendror, ka përjetuar debakël të vërtetë në këto zgjedhje,” – nis shkrimin e tij z. Todoroviq, që më pas informon se Kurti ka fituar vetëm katër nga 38 komunat e Kosovës.

Todoroviq ka deklaruar me gëzim që në Kosovë nuk do të ketë “absolutizëm”.

“Në tetë muajt e fundit, një njeri i vetëm i ka tërhequr të gjitha fijet, e shpresoj se pas këtyre zgjedhjeve nuk do të mundet.” – shkruan ai.

- Advertisement -

Todoroviq shton se nganjëherë i duket se Kurti “po punon kundër Kosovës, sikur po përpiqet ta distancojë Kosovën nga vlerat demokratike”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit