10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kosova zë vendin e shtatë në Kampionatin Botëror të Karatesë

Rekomandime

Kombëtarja e Kosovës në karate, ka zënë vendin e shtatë në ekipore në Kampionatin Botëror të Karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Karateistët tanë shënuan tri fitore. Në raundin e parë mundën, Afrikën e Jugut, në të dytën, Kilin, ndërsa në të tetën e finales humbën nga Italia, e cila falë kalimit në finale, i mundësoi Kosovës repesazhin.

- Advertisement -

Djemtë tanë e nisën mirë repesazhin, duke fituar ndaj Brazilit, por që më pas pësuan u mundën nga Kazakistani, duke humbur mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.

Është ky suksesi më i madh i karateistëve tanë në ekipore, në një Kampionat Botëror.

Në konkurrencën e femrave, Kosova ishte ndalur në raundin e parë nga Rusia.

- Advertisement -

Të enjten, katër garuesit tanë, Fortesa Orana, Elhami Shabani, Albulena Gërvalla dhe Ylli Cenaj, garuan në individuale përmes repesazhit, por pa mundur të hyjnë në zonën e medaljeve.

Drejtësinë në Botëror e ndanë edhe gjyqtarët tanë, Ardian Muhadri dhe Besim Ilazi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit