11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Amerika mesazh Kosovës pas vizitës së Gresa Caka-Nimanit: Është koha të implementohen të gjitha vendimet e Kushtetueses

Rekomandime

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka – Nimani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në ShBA. Caka atje është takuar dje me zv.ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-ve dhe Këshilltarin për çështje ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Bruce C. Swartz, me të cilin diskutuan rreth gjyqësisë kushtetuese në Kosovë.

- Advertisement -

Për këtë takim kanë njoftuar edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës në “Twitter”, thuhet se është koha që të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të plotësohen vendet vakante në të.

“Institucionet e pavarura të drejtësisë në Kosovë janë jetike për demokracinë e saj. Është koha që të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të plotësohen vendet e lira në Gjykatë”, thuhet në postimin e Ambasadës.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit