Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar, pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi se do ta votonte bashkimin me Shqipërinë nëse do të organizohej referendum demokratik e paqësor.
Murati përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Kurti duhet që të tregojë se si bëhet bashkimi e jo për veprimet e tij në rast se ndodhë një referendum i mundshëm.
“Kryeministri Kurti për të satën herë prej që është bërë kryeministër deklaron se në rast të një referendumi ai do të votonte për bashkim me Shqipërinë. Në të vërtetë kryeministri do të duhej të na tregonte se çfarë hapash do të ndërmarrë ai për të mundësuar organizimin e një referendumi të tillë”, ka shkruar ai.
Më tutje, Murati ia ka rikujtuar kryeministrit se bashkimi me një shtet tjetër është i ndaluar me Kushtetutë.
“Po ia rikujtoj kryeministrit se bashkimi është i ndaluar me Kushtetutën e Kosovës; se ndryshimi i kushtetutës është i kushtëzuar me votën e 2/3 të deputetëve të pakicave (përkatësisht së paku nja katër deputetë të Listës Serbe do të duhej të votonin për ndryshim); si dhe se referendumi për ndryshimin e kushtetutës po ashtu nuk lejohet me këtë kushtetutë”, ka shkruar më tutje ai.
Postimi i plotë:
Kryeministri Kurti duhet të tregojë sesi bëhet bashkimi, e jo si do të votonte ai në një referendum të mundshëm!
Kryeministri Kurti për të satën herë prej që është bërë kryeministër deklaron se në rast të një referendumi ai do të votonte për bashkim me Shqipërinë.
Në të vërtetë kryeministri do të duhej të na tregonte se çfarë hapash do të ndërmarrë ai për të mundësuar organizimin e një referendumi të tillë.
Po ia rikujtoj kryeministrit se bashkimi është i ndaluar me Kushtetutën e Kosovës; se ndryshimi i kushtetutës është i kushtëzuar me votën e 2/3 të deputetëve të pakicave (përkatësisht së paku nja katër deputetë të Listës Serbe do të duhej të votonin për ndryshim); si dhe se referendumi për ndryshimin e kushtetutës po ashtu nuk lejohet me këtë kushtetutë.
Bashkimi nuk është çështje vullneti por ndalesash e pengesash, si dhe i varur nga konteksti rajonal e ai ndërkombëtar.
Kryeministri Kurti duhet të nga tregojë se si do t’i eliminojë këto pengesa e ndalesa e jo të fshihet pas një votimi hipotetik, për të cilin personalisht nuk dyshoj në rezultatin e tij të bindshëm në favor të bashkimit.