The Mirror: Ushtari britanik që pësoi sëmundje mendore nga lufta në Kosovë dyshohet se është vetëvrarë

0
222

Një veteran i ushtrisë vdiq në një vetëvrasje të dyshuar, pasi që qeveria ia shkurtoi fondet një bamirësie që po e ndihmonte atë.

Siç raporton mediumi britanik The Mirror, Alan Forcer mori një letër nga kompania që ofronte shërbime për trajtim të problemeve mendore ‘Combat Stress’, duke thënë se terapia e tij për PTSD ishte hequr për shkak të një shkurtimi të buxhetit ndaj saj, si rezultat i vendimeve të reja të qeverisë.

Ish-gruaja e Alan-it, Claire, tha se një gjë e tillë solli atë në një gjendje të keqe dhe ai u gjet i vde.kur katër muaj më vonë.

Alan ishte tetar me Gardën e Coldstream, por vuajti vite me probleme mendore pas detyrës ushtarake në Kosovë.

Siç raporton mediumi britanik, ai iu bashkua forcave britanike në moshën 17-vjeçare.

I ndjeri pa trupat e civilëve të vr.arë në Kosovë, duke pësuar më vonë stres kompleks post-traumatik.