2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

ShBA-ja mirëpret idenë e ministrit Mehaj për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se senatorët amerikanë kanë përkrahur idenë e tij për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

“Senatorët amerikanë mirëpresin propozimin tim për vendosjen e bazës së përhershme ushtarake amerikane.

- Advertisement -

Takimet bilaterale në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax i përmbyllëm me takimin e grupit të senatorëve nga SHBA, pjesëmarrës në këtë forum”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Përveç temave të tjera, në takim u diskutua dhe u përkrah nga senatorët amerikanë edhe ideja e tij për praninë e një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Republikën e Kosovës..

Ata u shprehën se do të vazhdojnë të përkrahin këtë ide në çdo instancë të vendimmarrjes së shtetit amerikan”, ka shkruar tutje Mehaj.

- Advertisement -

Mehaj së bashku me presidenten Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz janë takuar me senatorët James E. Risch, Jeanne Shaheen, Joni Ernst dhe Chris Coons.

Ministri tha se delegacioni amerikan i ka përgëzuar për menaxhimin me refugjatët afganë dhe për kontributin e FSK-së në Kuvajt.

- Advertisement -

“Delegacioni na përgëzoi për 10 vjetorin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Ioëa-s si dhe shprehën falënderimet për kontributin e Kosovës me bashkë-zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat amerikane në Kuvajt.

Gjithashtu për kontributin në menaxhimin e krizës së refugjatëve nga Afganistani”, ka përfunduar ministri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit