2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Skenarët dhe kurthi i Kumanovës, kush duhet ‘të tmerrohet’ natën!

Rekomandime

Shqiptarët nuk do të mund t’i harrojnë kurrë ngjarjet e Kumanovës. Edhe sot pyesin se cili ishte skenari, një skenar tmerri, që çoi në vrasjen e 10 shqiptarëve, dhe shkatërrimin e një lagjeje të tërë në Kumanovë, “Lagjen e trimave”.

Kjo ngjarje thuaja qe harruar këtë vit, pas shumë ndodhish, lufta me pandeminë, zgjedhjet nacionale e lokale, derisa një ditë nuk shpërtheu akuza, por që e zbulon e pavetëdijshmja.

- Advertisement -

Deputetja, Blerta Deliu-Kodra, duke dashur ta paraqesë sa më të dështuar apo ta portretizojë si një persona me probleme etike, ministren e Drejtësisë, e akuzoi se e ka kunatin terrorist. Kjo akuzë nuk do të ishte bërë nga ana e saj, sikur ajo të mos e kishte diskutuar dhe dëgjuar më parë në mesin e PDK-së apo të deputetëve të saj, apo mbase edhe ta kishin menduar për ta goditur atë.

Por, nuk mjafton akuza e një shteti, të orientuar kundër qenies shqiptare, që të pranohet ajo si e tillë, siç e ka ndërtuar prokuroria e atij shteti.

Raportet Gruevski-Ahmeti

- Advertisement -

Historia e raporteve luftarake me Maqedoninë, nuk është e gjatë, pasi një shtet maqedonas nuk ka ekzistuar kurrë më parë. Republika e Maqedonisë u krijua, si një entitet politik, për ta shkurtuar hapësirën gjeografike të Serbisë, që edhe ashtu pa asnjë meritë e administronte, ndërmjet dy luftërave botërore.

Rolin e tij pro Gruevskit e ka kallëzuar Ali Ahmeti, nëpërmjet deklaratës së tij, se ‘nuk ka dashur t’ia merrë fytyrën atij, për ta rrëzuar para kohe, pra që të mos e poshtëronte.

- Advertisement -

Këtë e ka deklaruar në një intervistë televizive në Maqedoni duke folur për marrëveshjen, me ndërmjetësim ndërkombëtar, të firmosur nga katër liderët e partive politike në Maqedoni, që i jepte fund qeverisjes së Gruevskit.

Gruevski nuk ia rindërtoi shtëpitë shqiptarëve, të cilat ia rrënoi në skenarin, që ai e njihte mirë, por punonte për t’i tërhequr shqiptarët në kurthë.

Nuk ka ngjarje negative në histori, që emri i Ali Ahmetit, të mos ketë qenë i pranishëm, qoftë edhe në marrëveshje të dëmshme për shqiptarët, si ajo e Kumanovës.

Emri i Ali Ahmeti përmendet në rastin e vrasjes së gërvalljave, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga gazetarë maqedonas.

Kjo është hija e zezë që me gjasë e ndjek që nga viti i largët 1982. Lufta në Kosovë u përcollë me shumë vrasje politike, sidomos pas luftës. Emri i Ali Ahmetit nuk përmendet drejtpërdrejt, por ishte pjesë e Shtabit që përmendet se u mor edhe me krime.

Por, kush ishin skenaristët?

Pak orë para se të rinjtë shqiptarë, të futeshin në Kumanovë, Ali Ahmeti erdh e u takua një për një me drejtues të Qeverisë së Kosovës. U takua edhe me Ramush Haradinajn e opozitës.

Nuk kishte ditë, që të dilje në shesh dhe njerëzit të mos flisnin për atë që do të ndodhte në Maqedoni, ndërsa shteti fqinjë ishte i qetë, nuk kishte asnjë turbullirë brenda tij. Pra, dikush ishte kujdesur t’i dekonspironte edhe në sheshe e kafene, nëse lajmin se merrnin dot sllavomaqedonasit ndryshe.

Pavarësisht kësaj, një grup shqiptarësh po mendonin se mund të përfitonin shqiptarët edhe në këtë lloj qetësie. Sigurisht se pak veta e dinin, se kishte një skenar të fshehtë, por që as vetë ata nuk e dinin, se deri ku mund të shkonte.

Çështja është se kush ‘i ndihmonte’ ata apo kush po i hidhte në grep. Ata sigurisht se kishin kontakte me njerëz të pushtetshëm në Kosovë dhe me njerëz të pushtetshëm në Maqedoni, ndryshe nuk mund të kishte asnjë interesim për aksion të armatosur.

Sinjali iu dha që të hynin në Kumanovë, në qytetin më neuralgjik, të dominuar nga shqiptarët historikisht, dhe u mirëpriten sipas planit nga banorët. Pra, deri këtu ata janë në paqe edhe me ligjin edhe me Zotin, nuk kryen asnjë krim ndaj civilëve, përkundrazi ata priteshin si një lloj çlirimtarësh të pritshëm.

Por, befas dështoi plani, Gruevski kishte në pëllëmbë të dorës t’i vriste shqiptarët, dhe t’i jepte fund planeve të shqiptarëve, për t’u kthyer në dominues. Veçse nuk e kishte llogaritur, si e kam vlerësuar edhe atëherë ndodhinë, do të bëhej varri i pushtetit të tij.

Skenari

Duket se skenari ishte ky, Gruevski, do të kënaqej me viktima shqiptare, si një proserb e prorus që ishte, dhe para sllavomaqedonasve do të bëhej hero.

Ali Ahmeti do të hiqte qafe disa figura që po i silleshin këmbëve, dhe nuk dinte si të largohej prej tyre, sepse mund të ndihej edhe i rrezikuar meqë e kishin kuptuar se ai edhe luftën në Maqedoni të shqiptarëve e keqpërdori.

Hashim Thaçi, mendonte që do të eliminohej, një grup, që as atij dhe as Ramushit nuk ia varte, dhe me guximin e simpatinë që kishin në terren mund t’i ktheheshin në problem të madhë.

Edhe Ramush Haradinaj, do të dilte i lehtësuar nëse disa nga figurat do të mund të eliminoheshin, pasi në mesin e tyre kishte edhe ish ushtarë të tij, që ia kishin kthyer shpinën. Madje, thonë se Beg Rizaj, edhe po ta shante me ‘nënë’ nuk do të guxonte t’ia kthente kurrë.

Po ashtu edhe fuqi perëndimore e kishin rastin ta hiqnin nga pushteti një qeveri, me lidhje të fuqishme serbe e ruse. Ndikimi rus kishte lulëzuar në Maqedoni.

Shqiptarët në Kumanovë dolën tmerrësisht të humbur, në kuptimin që përveç 10 viktimave, u shkatërruan e u dëmtuan 120 shtëpi. Përveç kësaj, Gjykata Themelore e Shkupit i ka dënuar me 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Asgjë nuk lëvizi edhe sa i përket barazisë, shqiptarët mbetën qytetarë të rendit të dytë, ndërsa edhe pasuesi i Gruevskit, Zaevi, që i shfrytëzoi ngjarjet e Kumanovës për të ardhur në pushtet, thjesht doli një mashtrues. Shqiptarëve i mbetet ta gjejnë liderin e tyre të vërtetë.

Dikush nga këta do të duhej të mos mund të flinte natën, për atë që pësuan djelmoshat nga Kosova, sado problematikë të kenë qenë. Ata u vranë, u gjymtuan edhe ata që u kapën si robër, dhe të paktën dy prej tyre besohet se u vranë nga torturat.

Të akuzuar ishin 37 veta, nga të cilët 7 veta u dënuan me burg të përjetshëm. Trembëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg, 6 me nga 20 vjet burg, dhe të tjerët janë dënuar me nga 18 vjet e më poshtë, më së paku me 12 vjet burg. Vetëm tre veta janë liruar të pafajshëm, në një proces maratonik dhe të vështirë, për palën mbrojtëse.

Shumica e të dënuarve, sikurse edhe të të vrarëve janë shtetas të Kosovës.

Janë vrarë dhjetë shqiptarë:

Xhafer (Hysen) Zymeraj nga Prizreni, i lindur në vitin 1972, Beg (Miftar) Rizaj nga Prekolluku i Deçanit, i lindur në vitin 1977, Mirsad (Osman) Ndrecaj nga Gjakova, i lindur në vitin 1979, Valon (Selim) Kabashi nga Opterusha e Rahovecit, i lindur në vitin 1985, Turgaj (Mehmet) Gashi, i lindur në Prishtinë në vitin 1978, Samid (Bajram) Kastrioti, i lindur në Zojz të Prizrenit në vitin 1975, Hysen (Latif) Rushiti nga Vushtrria, i lindur në vitin 1965, Fatlum (Kadri) Vishesella, i lindur në Rufc të Ri të Lipjanit në vitin 1983 dhe Arben (Qerim) Rexhaj nga Ferizaj, i lindur në vitin 1971 dhe Nusret Kaloshi -1975.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit