Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka dhënë disa detaje tjera lidhur me rastin tragjik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bullgari pak pas orës 2 të mëngjesit, ku 46 persona kanë humbur jetën.
Shtatë nga pasagjerët kanë shpëtuar dhe janë në spitalin Pirogov në Sofje, ku ka mbërritur edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani. Ai ka folur për mediet dhe ka zbuluar se Autobusi po udhëtonte nga Stambolli drejt Shkupit, transmeton Periskopi.
Po ashtu, sipas ministrit të jashtëm, shumica e pasagjerëve ishin nga Shkupi. Vikendi në Maqedoni ishte zgjatur këtë javë për shkak të festave, dhe qytetarët kanë shfrytëzuar këto ditë për të udhëtuar, ka thënë mes tjerash Osmani.