2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Shoferi mund te ketë pasur sulm në zemër”, gazetarja bullgare flet për aksidentin në Bullgari

Rekomandime

Tonya Dimitrova, gazetare e radios kombëtare bullgare ka dhënë detaje pas aksidentit në Bullgari ku vdiqën të paktën 45 viktima. Autobusi, me targa të Maqedonisë së Veriut, me udhëtarë që po ktheheshin nga Turqia, u dogj rreth orës 02:00 dhe në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë. Shtatë persona u dërguan në spital për trajtim

“45 viktima. Shumica ishin nga fshati Studençan në afërsi të Shkupit. Shtatë të mbijetuarit janë në spitalin e Sofjes dhe janë jashtë rrezikut për jetën’, tha Dimitrova.

- Advertisement -

“Nuk kemi parë një aksident kaq tragjik në vitet e fundit. Ka ndodhur për pak sekonda pasi zjarri ka qenë kaq i fuqishëm sa ka djegur tërë autobusin në më pak se një minutë. Shtatë njerëzit që kanë arritur të shpëtojnë, kanë arritur që të thyejnë xhamat në pjesën e fundit të autobusit dhe kanë ikur. Viktimat kryesisht ishin nga pjesa e përparme të autobusit’, shpjegoi ajo për RTK’në.

“Identifikimi i viktimave do të bëhet në bazë të të dhënave të ADN’së dhe të dhënave që do të merren nga familjarët”, shtoi ajo.

“Kanë ardhur shumë familjarë në Sofje dhe po kërkojnë informacione. Kemi dëgjuar rrëfime shumë të dhimbshme prandaj edhe në Bullgari do të kemi një ditë zie’, tha Dimitrova.

- Advertisement -

“Hetimet kanë dy versione për këtë tragjedi. Njëri është gabimi njerëzor dhe e dyta parregullsi teknike. Autobusi është ndalur 20 minuta para aksidentit në një pompë karburanti dhe s’ka pasur mundësi që të pushojë. Dyshohet se gjatë pushimit në këtë pompë karburanti kanë ndodhur edhe disa ndërrime, disa njerëz kanë mund të kalonin nga një autobus në tjetrin sepse po flitet për disa autobusë që kanë kaluar në të njëjtën kohë. Do të duhen disa ditë që të konfirmohen identiteti i viktimave që do të bëhet në bazë të të dhënave të ADN’së”, theksoi ajo.

“Në vendin ku ka ndodhur aksidenti gjithmonë kërkohet që të vozitet ngadalë dhe është më e rrezikshme gjatë natës. Ka gjithashtu sugjerime që autobusit i ka shpërthyer goma apo edhe se shoferi mund të ketë pasur probleme me zemrën, mund të ketë pasur sulm me zemër dhe ndoshta s’ka pushuar sa duhet”, theksoi ajo.

- Advertisement -

“Këto janë të gjitha spekulime, s’mund të themi asgjë me siguri”, shtoi Dimitrova.

“Ka mund të kishte bidonë me naftë në autobusë. Nafta është më shtrenjtë në Turqi se në Bullgari’, pohoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit