Njohësi i automobilizmit Agan Hajdarhoxha, në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se ka informacione se disa shoferë të autobusëve të kompanive të ndryshme që kanë destinacionin e njëjtë bëjnë gara se cili po mbërrin i pari aty.
Hajdarhoxha bëri thirrje tek institucionet që kenë më shumë kujdes për mjetet transportuese në mënyrë që të këtë në shumë siguri për udhëtarët.
“Ka edhe informacione ku thuhet se shoferët e kompanive të ndryshme që e kanë të njejtë linjë bëjnë gara se cili po mbërrin më shpejtë në destinacion që është shumë shqetësuese për njerëzit dhe institucionet tona”.
“Në qoftë se ne e kemi 30 përqind shfrytëzimin e autobusëve gjatë verës atëherë institucionet duhet të kujdesen më shumë për këto mjete sepse këto po bartin njerëz, bartin shpirtra të njerëzve dhe jo tjetër çka”.
Në orët e para të martës ka ndodhur një aksident i rëndë në Bullgari, ku si pasojë e zjarrit të rënë në një autobus të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën 45 persona dhe janë lënduar shtatë të tjerë.