10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Qeveria shkarkon kryeinspektorin e Inspektoratit të Tregut

Rekomandime

Lulzim Syla, kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut, është shkarkuar nga pozita e tij, ani pse gjatë këtij viti të njëjtit iu zgjat mandati për katër vite.

Vendimi është marrë përgjatë mbledhjes së qeverisë gjatë ditës së mërkurë, duke shfuqizuar vendimin nr. 07/67 të datës 26 shkurt të këtij viti.

- Advertisement -

Në po këtë datë, në mbledhjen e mbajtur nga ish-Qeveria Hoti, ishte marrë vendim që t’i vazhdohet mandati Sylës për katër vite.

“Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për vazhdimin e mandatit edhe për katër (4) vjet për z. Lulzim Syla, në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Tregut”, është shkruar në faqen e kryeministrisë për mbledhjen e mbajtur nga Hoti.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kryeinspektorit të Tregut, Lulzim Syla.

- Advertisement -

Në një prononcim Syla ka thënë se nuk ka marrë asnjë arsyetim për shkarkimin e tij derisa është shprehur se do t’i ndjek rrugët ligjore për shkarkimin e tij.

“Absolutisht nuk e kam marrë asnjë arsyetim, në media u informova, por megjithatë do t’i ndjekë rrugët ligjore sa i përket kësaj çështjeje”, tha Syla për lajmi.net.

- Advertisement -

Në mbledhjen e 26 shkurtit të vitit 2021, qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që Sylës t’i vazhdohej mandati, por i njëjti është shkarkuar sot nga pozita e Kryeinspektorit të Tregut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit