11.8 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Edita Tahiri: Edi Rama ia dorëzoi Serbisë primatin për Ballkanin që Aleksandar Vuçiqi e ëndërronte

Rekomandime

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, po vlerëson se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tashmë ia ka dorëzuar primatin Serbisë lidhur me idenë e Ballkanit të Hapur, që sipas saj Aleksandar Vuçiq e ëndërronte.

Edita Tahiri ndërsa përmes facebook-ut, hedh akuza ndaj kryeministrit shqiptar Edi Ramës, shprehet se Kosova dhe kryeministri i saj Albin Kurti, nuk guxojnë të bëjnë gabim të tillë.

- Advertisement -

”Takimi i “Ballkanit të Hapur” do të mbahet përsëri sot dhe përsëri në Beograd. Tashmë Edi Rama ia ka dorëzuar Serbisë primatin në lidhje me Ballkanin të cilën Vuqici e ëndërronte, duke anashkaluar faktin se Serbia sot është faktor destablizues në Ballkan, sidomos ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Kosova dhe Albin Kurti nuk guxojnë ta bëjnë një gabim të tillë. Pa njohjen reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, si çelësi i paqes dhe stabilitetit në rajon, inciativat per bashkëpunime rajonal nuk mund të kenë sukses, përveç që krijojnë hapësirë për protagonizma të liderëve për të mbuluar dështimet e qeverisjeve ne vendet e tyre!”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit