4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Atletja shqiptare ndan detaje shokuese nga udhëtimi me “Besa Trans”: Policinë bullgare i korruptonin me nga 10 euro

Rekomandime

Atletja e njohur, Drita Islami, e cila ka fituar disa çmime ndërkombëtare si sportiste, ka treguar disa pjesë shokuese nga përvoja e saj me kompaninë “Besa Trans”.

Islami, e cila thotë se kishte udhëtuar me këtë kompani në vitin 2019, autobusi ishte ndaluar nga policia për kontrollim teknik, dhe i njëjti nuk e kishte kaluar testin për frenim, ngase freni i dorës nuk ishte në funksion fare.

- Advertisement -

Sipas saj ishin detyruar edhe të ndërrojnë autobus.

Reagimi i plotë:

”Fillimisht dua të shprehi ngushëllime për familjarët e viktimave, Zoti I mëshiroft ata që ndruan jetë kurse familjarëve ju dhëntë durim ta përballojnë këtë sprovë! 💔

- Advertisement -

-E ndjej të nevojshme ta ndaj këtë eksperienc jo të mirë me ju, pasiqë bëhet fjal për të njejtin agjension që shuajti jetën e 46 personave në aksidentin e ndodhur në Bullgari.

-Në vitin 2019, kur më duhej të udhëtoja deri në Aeroportin e Sofjes, po kjo kompani ishte ajo prej së cilës bleva biletë. Mjeti i tyre transportues u ndalua nga policia për kontrollim teknik. Policia e kishte ndaluar edhe 2 her të tjera gjat të njejtës javë por e kishin lëshuar disi, por kësaj rradhe JO. Bashkë me pesë udhëtar të tjerë, ishim dëshmitar që ky mjet transporti i kësaj kompanie, nuk e kaloi testin për frenim‼️kurse freni i dorës nuk ishte në funksion fare ‼️

- Advertisement -

-Më pas, u detyruam të vazhdojmë udhëtimin me mjet tjetër privat, ja që vozitësi i këtij mjeti, në fakt, ishte vozitës “hua” i kësaj kompanie në rast se mjetet e tyre nuk e kalojnë kontrollimin me sukses, transportohen me këtë mjet, vetur normale për 5 persona, kurse ne bashk me vozitësin ishim 7, i cili na rrezikoi jetët dona disa her gjat rruges, duke u ndaluar nga policia bullgare për tejkalim shpejtësie dhe i korruptonte me vetëm 10€ ‼️

Do të thotë, kjo kompani asnjëherë nuk ka tentuar t’i rregullojë problemet teknike të mjetëve të tyre, dhe nuk mban përgjegjsi për jetën e udhëtarëve.
-Po e paguajmë çmimin e mos të mbajturit përgjegjës njerëzit për gabimet e tyre, edhe atë me çfarë çmimi se!

-Për mua ishte hera e par dhe e fundit që udhtova me këtë kompani, pasi që isha vet dëshmitare se kjo kompani mban 0 përgjegjsi për jetën e udhëtarve!!!”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit