Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka pyetur kryeministrin Kurti se kur do të fillojë faturimi i energjisë elektrike për serbët në veri.
Ky është debati që patën Kurti dhe Kadrijaj në Kuvend:
Kurti: Nuk është caktuar ndonjë shumë për pagesë, rekomandimet obligojnë KOSTT që të paraqesë para Komisionit, në baza mujore devijimin e energjisë për një periudhë 6 mujore, shpenzimet e energjisë elektrike retroatkvisht dhe zgjidhjen për devijimin e energjisë për katër komuna.
KOSTT ka vazhduar devijmiet e energjisë, futjen e konsumatorëve në katër komunat verirore në fatura sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, që të trajtohen barabartë me gjithë konsumatorët tjerë.
Jemi duke bashkëpunuar me palët si ZRE, BE, dhe me partnerët tjerë.
Kadrijaj: Sa ishit në opozitë keni akuzuar cdo qeveri për të njëjtën temë, nuk keni lënë qeveritar pa akuzu e denigru, sa ishit opozitë thonit se fajet i kishte qeveria e tash thua se fajet i kanë strukturat paralele.
A jeni kryeministër i krejt Kosovës.
Kur do të fillojë sistemi i faturimit në pjesën veriore të Mitrovicës.
Kurti: Është e vërtetë që kemi qenë kritik kur kemi qenë në opozitë, prandaj kemi trashëguar një gjendje që na e ka vërtetuar dhe dëshmuar që kemi pasur të drejtë në kritikën tonë.
Me krejt çka dimë e mundemi do të vijë dita që të fillojë faturimi i rrymës në veri.