0.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Aktivistët mbulojnë grafitin e Mlladiqit në Beograd

Rekomandime

Aktivistët e disa organizatave joqeveritare, më 25 nëntor, kanë mbuluar me letra ngjitëse grafitin në qendër të Beogradit, me të cilin glorifikohej krimineli i luftës, Ratko Mlladiq.

- Advertisement -

Grafiti ku shkruante se Mlladiq është hero, u mbulua me dhjetëra letra ngjitëse në të cilat shkruante “Ratko Mlladiq-kriminel lufte”.

Policia, po ashtu, ishte në vend të ngjarjes dhe i ka identifikuar pjesëmarrësit e protestës.

Protesta u organizua edhe në shenjë përkujtimi ndaj fushatës kundër luftës të Millan Mlladenoviqit, njërit prej rok muzikantëve më të njohur të ish-Jugosllavisë dhe udhëheqësit të bendit “Ekaterina Velika”.

- Advertisement -

Ai kishte marrë pjesë në fushatat kundër luftërave në fillim të viteve ’90 dhe ngriti zërin kundër luftës bashkë me disa muzikantë të tjerë.

Në korrik në Beograd, në skajet e rrugëve, “Njegosheva” dhe “Aleksa Nenadoviq” u vizatua një mural i madh kushtuar kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, të cilin aktivistët disa herë deri tash e dëmtuan me ngjyrë apo vezë.

- Advertisement -

Secilën herë, anëtarët e grupeve djathtiste e pastruan dhe vizatuan sërish pjesët e mbuluara me ngjyrë.

Tash e katër muaj prej kur murali në fasadën e ndërtesës qëndron i vizatuar, asnjë institucion në nivel lokal nuk e ka larguar.

Për shkak të shtresës me të cilën mbrohet, për heqjen e muralit nevojitet një kompani e specializuar për pastrimin e fasadave. Për heqjen e muralit ishin deklaruar edhe përfaqësuesit e opinionit publik ndërkombëtar, megjithatë autoritetet në Serbi tash për tash nuk kanë reaguar.

Ratko Mlladiq u dënua në Tribunalin e Hagës me burgim të përjetshëm nën akuzat për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje, krime kundër njerëzimit, dëbimit dhe krimeve të tjera të luftës në Bosnje e Hercegovinë nga viti 1992 deri më 1995.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit