1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Syla qan në studio televizive: Qeveria e shkarkoi vëllain tim, ai ishte luftëtar i UÇK-së

Rekomandime

Syla është shprehur se ka qenë e rëndë për ta si familje shkarkimi i vëllait të tij.

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka treguar se një ditë para grevës së organizuar nga kjo Federatë, Qeveria e Kosovës i ka shkarkuar vëllain nga pozita e kryeinspektorit.

Syla nuk ka arritur të përmbajë veten derisa ka folur për vëllezërit e tij, njëri prej të cilëve është dëshmorë, e tjetri ka qenë pjesë e UÇK’së.

“Vëllai im është shkarkuar. Vëllai im ka qenë kryeinspektor, ai e ka pas mandatin e vazhduar në shkurt, para se me ardh qeveria.

- Advertisement -

7 muaj e ka ushtruar këtë detyrë, pak ka tingëllu si shantazhuese dhe kërcënuese sepse kanë pritur 7 muaj, që një ditë para grevës ta shkarkojnë. Mbrëmë në mbledhjen e qeverisë është shkarkuar”, ka thënë ai

Syla është shprehur se ka qenë e rëndë për ta si familje shkarkimi i vëllait të tij.

- Advertisement -

“Ne kemi qenë tre vllezër, dy kemi studiuar jashtë, babën tim e kanë qit prej punës serbët në vitet e 90’ta dhe atëherë me mund e me gjak me nënën rrobaqepëse na ka shkolluar të treve. Një është dëshmor. Luli që e kanë shkarkuar është luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është e rëndë për një familje, aq më pak për një ish-luftëtar, inxhinier i treguar e i suksesshmë”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit